Harduer

Microsoft dhe Google “rrënojnë” planet e Intel-it për tabletë me dy sisteme operative

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Google “rrënojnë” planet e Intel-it për tabletë me dy sisteme operative

vs01-06_2054mn_1_verge_super_wide.0_standard_800.0Transformer Book Duet i Asus-it tani është shuar. Në CES gjatë këtij viti, njëra nga ngjarjet e mëdha ishte tema rreth pajisjeve me dy sisteme operative. I nxitur nga prodhuesi i çipave Intel, Asus paraqiti Transformer Book Duet, që është laptop hibrid dhe tablet që mund të kalojë në sistemin Windows dhe Android. Pajisja ishte një gjë intriguese në ngjarjen tregtare që ishte përgjithësisht e lirë nga laptopët dhe tabletët interesantë dhe ishte planifikuar për lëshim në SHBA gjatë këtij muaji. Sipas Wall Street Journal, fatkeqësisht, pajisja është anuluar për shkak të kundërshtimit të fuqishëm nga Microsoft dhe Google.

Edhe para se të lajmërohej, shkrimi ishte në mur për Transformer Book Duet. “[Google dhe Microsoft” kanë ndjeshmëritë e tyre ndaj kësaj,” thoshte një burim në fillim të janarit. Me presionin që vinte nga të dyja anët, Asus ishte detyruar që të braktis Duet-in dhe, sipas një raporti të siguruar nga WSJ, ai do të ndalojë së shituri një PC me dy sisteme operative të cilën gjë e kishte lajmëruar vitin e kaluar.

Një arsye e madhe për ndërprerjen e shitjeve, thotë memorandumi, është që Microsoft ka një “politikë të re” të mos-mbështetjes së produkteve me dy sisteme operative. Patrick Moorhead që është analisti kryesor në Moor Insights and Strategy, tregoi për The Verge gjatë janarit që “Microsoft nuk dëshiron të ndodhë paraqitja e pajisjes me dy sisteme operative” dhe tani i tregon The Wall Street Journal që “Google dëshiron pajisje të tërësishme në Android”. Siç duket, gjigantët softuerikë janë përkushtuar përgjatë rrugëve të tyre dhe tani do t’i detyrojnë prodhuesit harduerikë – dhe konsumatorët – të zgjedhin mes Windows 8.1, Android, Windows RT dhe SO Chrome për pajisjet e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>