Harduer

Microsoft dhe Harman bashkëpunojnë për të ndërtuar bokse Cortana

Feb 24 2017
0 Shpërndarje
Bokset me asistentë virtual të integruar nuk janë diçka e re për industrinë e teknologjisë, megjithatë duhet shumë punë në mënyrë që ky sektor të maturohet. Microsoft dhe Harman bashkëpunojnë për të ndërtuar bokse Cortana

Alexa dhe Echo e zunë botën në befasi dhe nuk mungoi as përgjigja e Google me boksin Home. Tashmë edhe Microsoft dëshiron të bëhet pjesë.

Gjigandi i sistemit operativ do të bashkëpunojë me Harman Kardon për të hedhur në treg një boks me asistentin virtual Cortana.

Nuk ka detaje rreth specifikave të pajisjes përveç një video të publikuar në Dhjetor e cila thotë se produkti del në shitje në 2017-ën.

Kjo është një lëvizje e duhur për Microsoft në një moment ku asistentët virtual po shndërrohen në një platformë të së ardhmes. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>