Harduer

Microsoft dhe Huawei paraqesin Windows Phone për Afrikë

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Huawei paraqesin Windows Phone për Afrikë

Microsoft dhe Huawei lajmëruan gjatë ditës së djeshme që janë duke bashkëpunuar për të sjell një telefon të ri me Windows në Afrikë.

Dy ndërmarrjet janë duke pasur si shënjestër këtë kontinent, që është njëri nga tregjet teknologjike me rritjen më të shpejt në botë por ka pasur pak përdorim të smartfonëve deri më sot dhe ku shumica e përdoruesve ende mbështeten në telefonat “jo inteligjentë”.

“Ne besojmë që kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për të investuar në Afrikë dhe që qasja në teknologji – posaçërisht në shërbimet cloud dhe pajisjet inteligjente – mund dhe do të shërbejë si një përshpejtues i shkëlqyer për konkurencën afrikane,” tha gjatë ditës së djeshme në një deklaratë, presidenti i Microsoft International, Jean-Philippe Courtois.

I quajtur si Huawei 4 Afrika, smartfoni do të jetë i pari në një varg të pajisjeve që krijohen për rajonin. Telefoni pritet të dalë në Angolë, Egjipt, Bregun e Fildishtë, Kenia, Maroko, Nigeri dhe Afrikë Jugore më vonë gjatë këtij muaji.

Microsoft është duke u përqendruar në Afrikë, popullsia e të cilit është prej më shumë se 1 miliardë banorë, për të forcua prozicionin e tyre në tregun e smartfonëve. Kompania tha që më tepër se 90 për qind e të gjithë telefonave të shitur në Kenia dhe Nigeri janë telefona “jo inteligjentë”.

Përveç Huawei, Microsoft ka bashkëpunuar po ashtu me HTC-në, Samsung-un dhe Nokia-n në zhvillimin e pajisjeve Windows Phone për këtë kontinent.

Përdoruesit përvecse do të aksesojnë aplikacionet nëpërmjet smartfonëve, pritet gjithashtu që këta të bëhen një nga mëyrat kryesore të aksesit në internet.

Smartfonët janë orientuar kryesisht njerëzve me të ardhura të mesme, si studentë, biznese të vegjël dhe zhvillues. Sipas New York Times një pajisje do të kushtojë 150 USD. (PC World Albanian)

Huawei Afrika

Lajmet e fundit>