Lajmet

Microsoft dhe iFixit ofrojnë ndihmë për riparimin e pajisjeve teknologjike

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Microsoft dhe iFixit ofrojnë ndihmë për riparimin e pajisjeve teknologjike

green_tech_storyTë gjitha kompanitë teknologjike ofrojnë shërbime ndihmese për riparimin ose riciklimin e pajisjeve. Në të shumtën e rasteve këto shërbime lënë për të dëshiruar, pasi informacioni që jepet zotërohet me kohë nga përdoruesi.

Në një përpjekje për të përmirësuar ndihmën që u jepet përdoruesve, Microsoft po bashkëpunon me iFixit për të  siguruar trajnim falas për  riparimin e telefonëve celular, kompjuterëve personal si dhe tabletëve. Ky program u krijua për të inkurajuar ripërdorimin dhe riciklimin e pajisjeve të prishura teknologjike, të cilat do të çonin në uljen e kërkesës për materialin bazë në krijimin e pajisjeve të reja. 

Josh Henreting, një postues i rregullt në blogun “Microsoft Green” shprehet se qëllimi kryesor i kompanisë është dhënia e ndihmës falas online për të gjithë personat që dëshirojnë të rregullojnë një pajisje jo funksionale.

Në qoftë se shumica e përdoruesve fillojnë të riparojnë dhe riciklojnë këto pajisje të vjetra, atëherë kompani të ndryshme do të mund t`i merrnin mbrapsht këto produkte e më pas ti përdornin ato si material për produktet e ardhshme teknologjike. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>