Harduer

Microsoft dhe Intel janë duke bashkëpunuar për tabletin Surface

May 9 2014
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Intel janë duke bashkëpunuar për tabletin Surface

microsoft-surface-pro-glendale-side-smallDerisa një version më i vogël i tabletit Surface mund të jetë gjë tërheqëse, që pritet të zbulohet në ngjarjen e planifikuar nga Microsoft, pritet të vijnë edhe risi të tjera. Përveç produktit “Surface Mini” të bazuar në një çip Qualcomm, një produkt i ri i bazuar në një çip të Intel-it pritet të paraqitet gjatë ngjarjes së planifikuar më 20 maj, siç është raportuar së pari nga Bloomberg.

“Përfundimisht do të ketë një Surface të ri të bazuar në Intel,” ka treguar një burim industrial për CNET. “Nga ajo të cilës mund t’i qasem deri tani unë mendoj që do të ketë një variant të ri të optimizuar të Haswell-it,” thanë burimet, jo një procesor Atom si Bay Trail i Intel-it. Dhe ai modeli i ri i Intel-it nuk pritet të jetë një version më i vogël sikur produkti i bazuar në Qualcomm, shtoi një burim tjetër. Ky person beson që ai do të jetë një produkt i bazuar në Haswell.

Deri tani, modelet e Surface Pro kanë përdorur ekskluzivisht procesorët e Intel-it. Për shembull, Surface Pro 2 së fundi përdor një procesor Intel Core i5-4300U, që ka një çip Haswell. Në anën tjetër, një Surface i bazuar në Qualcomm do të ishte modeli i parë i tillë.

Deri tani, modelet jo Pro të Surface-it, që përdorin sistemin Windows RT 8.1, kanë përdorur silicin nga Nvidia. Tableti tjetër i vetëm në treg që përdor Windows RT 8.1, Lumia 2520 nga Nokia (që është blerë nga kompania Microsoft), po ashtu përdorin procesor Qualcomm. Microsoft nuk ka komentuar në lidhje me këtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>