Lajmet

Microsoft dhe Nokia do të mbajnë një event në Japoni më 27 korrik

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Nokia do të mbajnë një event në Japoni më 27 korrik

gsmarena_001Windows Phone nuk po shfaq rezalutate të mirë në Japoni dhe në fakt asnjëherë nuk janë arritur rezultate të tilla në këtë shtet. Situata është kaq e rëndë saqë pjesa e tregut të platformës mobile të Microsoft-it llogaritet diku mes 0 dhe 1 % në këtë shtet.

Gjigandi i softuerit me padyshim kërkon që këto statistika të rriten dhe sapo kanë zbuluar hapin e tyre të parë drejt këtij objektivi. Kompania do të mbajë një event në Tokio më 27 korrik. Eventi është quajtur Nokia Con dhe ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e adhuruesve drejt eksperiencave në Windows Phone.

Eventi do të drejtohet nga eksperti i tregut mobil Yamane Yasuhiro dhe është e paqartë akoma se çfarë modelesh pajisjesj Nokia do të prezantohen. Interesante është të thuhet se numri i pjesëmarrësve është 60.

Kjo e tregon qartë sesa të vegjël janë Nokia dhe Windows Phone në Japoni. Mbase më të tilla evente mund të rritet edhe popullariteti i Windows Phone sadopak në të ardhmen, por kjo do të marrë kohë nëse Microsoft vazhdon të bëjë evente me vetëm 60 pjesëmarrës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>