Harduer

Microsoft dhe Qualcomm prezantuan kompjuterat Windows me procesorë Snapdragon

Dec 6 2017
0 Shpërndarje
Microsoft në bashkëpunim me Qualcomm thanë se një version i përshtatur i Windows do të funksionojë në procesorët mobil Snapdragon të Qualcomm. Microsoft dhe Qualcomm prezantuan kompjuterat Windows me procesorë Snapdragon Photo Source: Qualcomm

Intel e ka humbur luftën në botën mobile e cila dominohet prej vitesh nga platforma Snapdragon e Qualcomm, por ky i fundit nuk do të kënaq me kaq.

Ditën e Marte Qualcomm zyrtarisht nisi misionin e radhës, atë të dominimit të tregut të kompjuterave të rangut të ulët.

Microsoft në bashkëpunim me Qualcomm thanë se një version i përshtatur i Windows do të funksionojë në procesorët mobil Snapdragon të Qualcomm.

Pavarësisht se ka në treg tabletë 2n1 që funksionojnë me procesorë mobil, Intel duhet të shqetësohet sepse bëhet fjalë për një Windows 10 S e cila funksionon mëse miri në një procesor Snapdragon 835.

Pajisjet e reja kanë trurin e një telefoni inteligjent por kapacitetet e baterive të laptopëve. Sigurisht që Qualcomm nuk do të tentojë asnjëherë të konkurrojë në performancë me procesorët e Intel, por në kursimin e energjisë dhe jetëgjatësinë e lartë të baterive.

Për më tepër këto kompjter do të jenë gjithnjë të lidhur me internetin falë integrimit të modemeve LTE që ofrojnë procesorët e Qualcomm.

Asus dhe HP prezantuan pajisjet e para “Windows on Qualcomm,” NovaGo dhe Envy X2 respektivisht. Sipas Qualcomm ato mund të mbajnë baterinë deri në 20 orë.

I vetmi problemi është performanca me aplikacionet jo universale. Andaj programe si Google Chrome dhe Firefox do të reduktojnë performancën.

Por Qualcomm beson se procesorët e tij mund ti rezistojnë mësë miri një performance në nivel kompjuteri ndërsa përmirëson më tutje jetëgjatësinë e baterisë.

Premtimi i Qualcomm është një bateri me jetëgjatësi 18-24 orë, dhe është një iniciativë joshëse për shumë prodhues që aktualisht përdorin çipet Snapdragon në telefonët e tyre.

Por a ja vlen sakrifikimi i performancës për një jetëgjatësi të shtuar baterie? /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>