Harduer

Microsoft dhe Qualcomm prezantuan Snapdragon 835 për kompjuterat me rrjet LTE

May 31 2017
0 Shpërndarje
Qualcomm thotë se procesorët e kompanisë do tu japin jetë kompjuterave falë funksionaliteteve të pasura si konektivitet në lëvizje, zhurma minimale operimi, jetëgjatësi të lartë bateri dhe pesha të vogla. Microsoft dhe Qualcomm prezantuan Snapdragon 835 për kompjuterat me rrjet LTE Photo Source: Qualcomm

Procesorët Qualcomm Snapdragon bazuar në arkitekturën ARM janë dizajnuar kryesisht për botën e telefonëve inteligjentë por kompania tani dëshiron që ato të jenë më shumë sesa kaq.

Në bashkëpunim me Microsoft Qualcomm tashmë ka filluar implementimin e procesorëve për platformat kompjuterike, Snapdragon 835, i cili përmban një model X16 LTE, përbën bazën e Platformës Snapdragon Mobile PC.

Qualcomm thotë se procesorët e kompanisë do tu japin jetë kompjuterave falë funksionaliteteve të pasura si konektivitet në lëvizje, zhurma minimale operimi, jetëgjatësi të lartë bateri dhe pesha të vogla.

Sipas kompanisë kompjuterat me këtë procesor do të kenë deri në 50% më shumë jetëgjatësi bateri. Gjithashtu ato nuk do të kenë më nevojë për Wi-Fi falë modemit LTE x16.

Asus, HP dhe Lenovo janë kompanitë e para të cilët do të prodhojnë kompjuterat e parë bazuar në Snapdragon Mobile PC në një të ardhme të paspecifikuar.

Windows 10 për ARM është përpjekja e dytë për të ndërtuar një version të Windows që funksionon me çipet ARM.

Përpjekja e parë, Windows RT, rezultoi një dështim si rezultat i mangësive në përdorimin e softuerit. Këtë herë të dy kompanitë vinë me premtimin e madh se kjo histori nuk do të përsëritet. /PCWorld Albanian

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>