Analiza

Microsoft dhe Samsung zgjidhën mosmarrëveshjet mbi honoraret e patentave

Feb 11 2015
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Samsung zgjidhën mosmarrëveshjet mbi honoraret e patentave

File photo of people posing with mobile devices in front of projection of Samsung logo in ZenicaKompanitë Microsoft dhe Samsung Electronics Co Ltd kanë zgjidhur më në fund një mosmarrëveshje të kontratës mbi honoraret e patentave dhe kushtet e zgjidhjes janë akoma konfidenciale. Kjo gjë u konfirmua nga Microsoft gjatë një deklarate ditën e hënë. Microsoft paditi Samsung vitin e shkuar në një gjyq federal në New York duke e akuzuar atë për prishjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi që erdhi si pasojë e refuzimit për kryerjen e pagesave pasi Microsoft lajmëroi se do të blinte biznesin Nokia në vitin 2013.

Në padi shkruhej se Samsung kishte për ti paguar dhe 6.9 milion dollar si interes ndaj vonesave së pagesës prej 1 miliard dollar për patentat e përdorura. Ndërkohë që Samsung theksoi se blerja e Nokia nga Microsoft dhunoi termat e marrëveshjes së vitit 2011 mes dy kompanive. Një analist zbuloi se Microsoft po kërkonte të merrte më shumë para nga shuma e vendosur në kontratë nga prodhuesi i telefonëve HTC por Microsoft kurrë nuk e konfirmoi këtë gjë. Në vitin 2011 Samsung ra dakort që të paguante Microsoft në këmbim të përdorimit të një patente të saj dhe gjithashtu që të zhvillonte telefonat Windows duke shpërndarë informacion konfidencial me Microsoft.

Por që nga momenti që Microsoft bleu Nokia, kompania u kthye në një rival të drejtpërdrejtë me Samsung dhe ky i fundit refuzoi të shpërndante informacion konfidencial. Rregullatorët e këtij ligji në Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera e aprovuan blerjen e Microsoft. Por tani rëndësi ka që e gjitha kjo është zgjidhur. Zgjidhja e dhënë në sallën e gjyqit ka hedhur poshtë gjithashtu kërkesën e Samsung për arbitrazh me zyrën në Hong Kong të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>