Lajmet

Microsoft do e bëjë Opera Mini shfletuesin kryesor në telefonët më kosto të ulët Nokia

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do e bëjë Opera Mini shfletuesin kryesor në telefonët më kosto të ulët Nokia

OPR81335_01_LogoKrijuesi i njohur i shfletuesve Opera ka arritur një marrëveshje licencimi me Microsoft që do e bëjë shfletuesin Opera të parazgjedhur në të gjithë telefonët Microsoft (Nokia) të serive 30+, Serive 40 dhe platformës Asha. Windows Phone mund të jetë duke u përpjekur të sfidojë iOS dhe Android në pjesën e tregut, po brendi Nokia, të cilin tashmë Microsoft e ka në pronësi, qëndron fuqishëm në tregjet në zhvillim. Microsoft me lançimin e Nokia 130 që kushton vetëm 25 dollarë, po përpiqet të qëndrojë në tregjet në zhvillim.

Marrëveshja e licencimit do të thotë se telefonët të rinj Microsoft që nuk kanë platformën Windows Phone do të përfshijnë shfletuesin Opera Mini të pre instaluar. Por kjo nuk është vetëm për pajisjet e reja, pasi përdoruesit aktual do të lajmërohen të kalojnë në shfletuesin Opera gjithashtu. Telefonët Nokia që nuk kanë platformën Windows Phone mendohet të kenë 250 milionë përdorues përmes të gjitha platformave.

“Kjo është një mundësi e mirë për të sjellë përfitimet që ofron Opera Mini në miliona konsumatorë të tregjeve tona kryesore. Akoma ka një numër të madh përdoruesish që nuk kanë filluar të përdorin një smartfon, por që Opera Mini aty mund t’ju ofrojë një eksperiencë të mirë shfletimi”, tha Lars Boilesen, CEO i Opera në një qëndrim.

Microsoft po ashtu ka konfirmuar se ka në plane të sjellë një numër shërbimesh të cilat përfshijnë Skype dhe OneDrive në telefonët e thjeshtë Nokia në të ardhmen. Qëllimi është që përdoruesit e rinj të provojnë eksperienca në ekosistemin e Microsoft e cila mbase në të ardhmen për një shërbim më të mirë ata mund të kalojnë në smartfonët Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>