Lajmet

Microsoft do ta testojë veglën për freskimin e Windows 7

Feb 24 2009
0 Shpërndarje
Microsoft do ta testojë veglën për freskimin e Windows 7

altMicrosoft do ta testojë javën e ardhshme mekanizmin për freskimin e Windows 7. “Njerëzve të cilët e përdorin Windows 7 beta, do t’u ofrohet një freskim i sistemit operativ duke filluar që nga e martja” – thotë Brandon LeBlanc, zëdhënës i Microsoft.

Kompania Microsoft dëshiron ta testojë shërbimin Windows Update, në mënyrë që të ofrojë shkarkimet dhe instalimet e sistemit të ri operativ.

Do të ofrohen deri në pesë freskime të ndryshme testuese, ndërsa përdoruesit nuk mund t’i shkarkojnë dhe instalojnë ato automatikisht edhe nëse e kanë të lëshuar opsionin Windows 7 Automatic Update.

Përdoruesve do t’u duhet t’i instalojnë freskimet në mënyrë manuale duke e hapur Windows Updtae Control Panel dhe pasatj ta fillojnë instalimin.

Microsoft lançoi versioin Windows 7 beta më 10 janar një ditë më vonë se ç’ishte parlajmëruar. Kjo ndodhi për shkak të interesimit tejet të madh për ta pasu kopjen, gjë që edhe i shkatkoi probleme kompanisë.

Fillimisht Microsoft pati menduar ta kufizojë numrin e testimeve në 2.5 milionë, ndërsa më vonë ndërroi mendje duke e shtyrë afatin për shkarkimin e Windows 7 beta deri më 12 shkrut. Versioni i ardhshëm do të jetë përfundimtar, për të cilin kompania ka folur shumë, por që akoma nuk ka dalë në treg. 

 

Lajmet e fundit>