Lajmet

Microsoft do të aktivizojë autentifikimin me dy nivele

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Microsoft do të aktivizojë autentifikimin me dy nivele

Në ditët në vazhdim Microsoft-i do të aktivizojë autentifikimin me dy faktorë, proces sigurie i identifikuar nga kompania si “verifikimi me dy hapa”.

Kjo mënyrë verifikimi do të jetë e disponueshme në të gjitha produktet dhe shërbimet e Microsoft-it që aksesohen nëpërmjet një llogarie Microsoft.

Këtu përfshihet Windows, Windows Phone, Xbox, Outlook.com, SkyDrive, Office etj.

Autentifikimi me dy faktorë ka për qëllim reduktimin e vjedhjes së identitetit on line, mbrojtje nga phishing apo mashtrime të tjera pasi informacioni i siguruar nga fjalëkalimet nuk do të jetë i mjaftueshëm për kriminelët që të aksesojnë llogaritë.

Autentifikimi me dy faktorë është implementuar tashmë nga shumë kompani të fuqishme si Apple, Facebook, PayPal, Google etj.

Microsoft-i do të lejojë përdoruesit të verifikojnë veten duke kaluar dy nivele në çastin e logimit në llogarinë e tyre nga çdo pajisje apo aplikacion.

Përveç shkrimit të fjalëkalimit përdoruesi do të duhet të vendosë edhe një kod sigurie që gjenerohet rastësisht nga një aplikacion autentifikues të instaluar në telefon.

Kompania ka shpjeguar se ky lloj verifikimi nuk mund të funksionojë për llogaritë e lidhura pasi do të duhej që fillimisht të prishej çdo lidhje për të aktivizuar këtë opsion.

Gjithashtu ka dhe disa aplikacione si p.sh mail në disa smartfonë që nuk e suportojnë këtë proces .

Për këta përdorues Microsoft-i ka shtuar një opsion të ri të quajtur “aplikacion fjalëkalimi” (app password), i cili gjeneron fjalëkalime nga uebfaqja e Microsoft Account.

Aktualisht disa shërbime të caktuara të Microsoft-it kërkojnë një faktor shtesë për të realizuar akses të sigurt si p.sh transaksionet që kryhen në billing.microsoft.com apo vendosja e lidhjes të SkyDrive me një kompjuter.

Në këto raste për tu loguar përdoruesit duhet të vendosin një kod numerik që dërgohet me mesazh ose e-mail. (PCWorld Albanian)

microsoft

Lajmet e fundit>