Lajmet

Microsoft do të arnojë vrima kritike në IE, Office dhe Silverlight

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Microsoft do të arnojë vrima kritike në IE, Office dhe Silverlight

Përdoruesit e sistemit Windows gjatë javës së ardhshme do të mund të marrin përditësimet në siguri që ndërmarrja Microsoft planifikon t’i lëshojë gjatë ditës së martë.

Nga shtatë vrima sa është lajmëruar se do të arnohen me një lëshim gjatë 12 marsit, katër janë të vlerësuar si të nivelit kritik, që nënkupton se sulmuesit do të mund të fitonin të drejtën për ekzekutuar sulme keqdashëse në një PC të largët duke e manovruar një përdorues tek ndonjë uebfaqe keqdashëse ose lidhje në e-mail.

Nga produktet për të cilat është planifikuar që të bëhet arnimi janë: Internet Explorer, Office dhe Silverlight. Arnimi për Internet Explorer është dizajnuar për të mbështetur të gjitha versionet, duke përfshirë versionin i cili lirisht mund të quhet edhe antik të IE-së, pra IE6, e deri tek ai më i riu, IE10, për të gjitha sistemet operative të Windows, nga XP deri tek Windows 8 dhe RT.

Arnimi për Silverlight, një shtojcë kjo për shfletues të uebit që mund të paraqes video online dhe përmbajtje tjetër të pasur, është inauguruar për Windows dhe Mac OS X. Arnimi i tretë është për një vrimë në Visio dhe Microsoft Office Filter Back. Por ashpërsia për këtë vlerësim është një enigmë për Wolfgang Kandek, i cili është shef i ndërmarrës së sigurisë, Qualys.

“Është enigmë për ta parë një vlerësim të tillë të lartë për këtë softuer që zakonisht kërkon hapjen e një skedari të infektuar në mënyrë që sulmi të punojë,” tha në një postim në blog gjatë ditës së enjte KAndek. “Do të ishte interesante të shihej vektori i sulmit për këtë dobësi që garanton vlerësimin “kritik.”

Pesë vrima të reja në përditësimin e fundit të Java-s

Arnimi i katërt dhe i fundit është bërë për një vrimë në serverin Sharepoint të ndërmarrjes Microsoft dhe kështu ka ndikim vetëm tek konsumatorët nga bizneset. Tre arnimet e tjera janë vlerësuar si të rëndësishme, që nënkupton që vrimat që adresojnë ato nuk janë edhe aq serioze, ndonëse Microsoft-i ende këshillon përdoruesit që t’i instalojnë atë.

Duke supozuar se Windows Update e kryen përditësimin në mënyrë automatike, arnimet kritike automatikisht instalohen. Arnimet e rëndësishme duhet të zgjidhen nga përdoruesi në mënyrë që të instalohen. (PCWorld Albanian)

microsoft patch

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>