Microsoft do të bashkojë versione të ndara të Windows-it në një sistem të vetëm operativ

Jul 24 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do të bashkojë versione të ndara të Windows-it në një sistem të vetëm operativ

2014-04-01_23-35-21.0_standard_640.0Shefi ekzekutivi Microsoft-it, Satya Nadella, ka konfirmuar që kompania e tij do të bashkojë të gjitha versionet e Windows-it në një sistem operativ. Duke folur për fitimet e kompanisë gjatë tremujorit të dytë të vitit, Nadella tregoi për analistët që Microsoft do të “përgatis versionin e ardhshëm të Windows-it nga sistemet operative në një sistem të vetëm të konvergjuar operativ”. Duke përshkruar rrjedhimet e ndryshimit, Nadella tha që “kjo nënkupton që një sistem operativ që mbulon të gjitha madhësitë e ekranit.”

Më parë, nën menaxhimin e Steve Ballmer, Microsoft-i pati disa skuadra që e prodhonin versione të ndryshme të Windows-it që punonin tërësisht ndaras nga njëra tjetra. “Tani,” tha Nadella, “ne kemi një skuadër me një arkitekturë të përbashkët”.

Shefi i Microsoft-it shënoi përfitimet për përdoruesit dhe zhvilluesit – teksa Microsoft ende do të shes edicionet e ndryshme të Windows-it, platforma e re e unifikuar do të mundësojë formimin e aplikacioneve universale për Windows që punojnë përgjatë të gjitha pajisjeve që e përdorin sistemin operativ.

Microsoft ka bërë përpjekje për të arritur një unifikim më madh të platformave të veta në muajt e fundit: gjatë prillit, kompania iu tregoi zhvilluesve mjetet që do të mundësojnë zhvillimin e aplikacioneve të tilla universale. Bashkimi i sistemeve operative është një hap tutje nga rivali i vet kryesor – Apple që mban sistemet operative Mac OS dhe iOS ndaras – por mundësia për të bërë aplikacione që punojnë në PC, laptop, tablet, Windows Phone dhe konsolla Xbox mund të jetë një gjë e mirëpritur për zhvilluesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>