Lajmet

Microsoft do të finalizojë Windows 10 në muajin Qershor

Feb 10 2015
0 Shpërndarje
Microsoft do të finalizojë Windows 10 në muajin Qershor

windows-10Sipas një raporti të ri që vjen nga Neowin, Microsoft do të ketë finalizuar plotësisht Windows 10 në qershor të këtij viti. E rëndësishme është që Windows 10 do të lançohet brenda këtij viti. Kompania në muajin Janar i prezantoi publikut përditësimin e dytë teknik të sistemit operativ dhe këtë muaj pritet të debutojë dhe më versionin përkatës për telefonët.

Në muajin Prill, gjatë konferencës Build Microsoft do të zbulojë më shumë detaje rreth Windows 10. Ja vlen të përmendim që dhe cikli i lançimit të Windows 8 ishte po i tillë. Kompania ka lajmëruar se RTM e Windows 10 do të jetë e disponueshme para muajit Gusht. RTM do të thotë lancimi i sistemit operativ për prodhuesit e kompjuterave dhe dhe jo për konsumatorët e thjeshtë. Kështu që me sa duket cikli i Windows 10 do të zgjatet më shumë se ç’ishte parashikuar ndaj do na duhet të jemi të durueshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>