Lajmet

Microsoft do të hapë qendër kundër krimit kibernetik në Redmond

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
Microsoft do të hapë qendër kundër krimit kibernetik në Redmond

Microsoft-i postoi rezultatet e një studimi mbi krimin kibernetik dhe nga sa u vu re ishte e qartë se shumë njerëz dhe biznese harxhojnë shumë kohë dhe para për të hequr efektet e këtyre programeve keqdashëse apo sulmeve kibernetike.

Tani me sa duket Microsoft-i ka në plan të futet vetë në këtë luftë kibernetike. Fox Business raporton se kompania Microsoft do të kombinojë skuadrat e saj kundër piraterisë me ato të kujdesit të softuerit në një qendër në Redmond, Uashington.

Qendra do të ketë 30 persona të cilët do të punojnë me 70 skuadra të tjera në të gjithë botën për të gjetur gjithë kërcënimet e mundshme kibernetike.

Një nga qëllimet e Microsoft-it është të kapë të gjithë ata që shesin versione të paligjshme të softuerëve të kësaj kompanie.

Kjo vjen pasi vetë kompania dështoi për të bllokuar të gjitha CD që shiteshin lirë. Pas një kontrolli në kodet e kompanisë, u zbulua se 12 milionë “tregtarë” onlinë bënin këto transaksione të paligjshme me CD-të.

Microsoft-i lajmëroi skuadrat për përforcimin e ligjit për ti mbyllur këto biznese, të cilat bllokuan rrjedhën e parasë nga këto burime shumë të lira. (PCWorld Albanian)

microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>