Lajmet

Microsoft do të lançojë një ueb faqe kërkuese eksperimentale

Feb 27 2009
0 Shpërndarje
Microsoft do të lançojë një ueb faqe kërkuese eksperimentale

altNë muajt e ardhshëm, Microsoft do të lançojë një ueb faqe këruese eksperimentale. Ueb faqja e quajtur Viveri është dizajnuar t’ju lejojë zhvilluesve të kompanive që me lehtësi t’i zbatojnë idetë e reja kërkuese.

“Tash për tash është e vështirë për zhvilluesit për t’i provuar idetë e tyre në botën e vërtetë” – thotë Robert Rounthwaite, arkitekt për softuerë në Microsoft Research.

Duke punuar me teknologjitë e reja të kërkimit, studiuesit e Microsoft do të jenë në gjendje të që shpejtë dhe lehtë t’i ngarkojnë zhvillimet e tyre në Viveri, e këtë mund ta provojë edhe çdokush tjetër.

Ueb faqja do të shërbejë për kërkimin e drejtpërdrejtë të rezultateve, ndërsa është ndërtuar duke përdorur teknologjinë SilverlightMicrosoft për dizajnimin olnline të ndërfaqeve të përdoruesve.

Zhvilluesit po ashtu kanë zhvilluar një mënyrë që kur përoduesit të shkruajnë ndonjë fjalë që u duhet, atyre të mos u paraqiten faqe të ngjashme dhe përshkrimet të paqarta, por rezultate specifike.

Për shembull, nëse përdoruesi e shkruan fjalën Disney, përdoruesi do të marrë një rezultat më specifik si Disneyland me tekst të nënvizuar, që është më mirë se paraqitja e lidhjeve për ueb faqe të ngjashme.
 

Lajmet e fundit>