Harduer

Microsoft do të lançojë smartfonin e parë pa markën Nokia më 11 nëntor

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do të lançojë smartfonin e parë pa markën Nokia më 11 nëntor

The new Nokia Lumia 520 is pictured during the Mobile World Congress in BarcelonaKompania Microsoft ka gjithçka gati për të lancuar smartfonin e saj të parë jo nën markën Nokia, por nën markën e vet Microsoft.

Në blogun e saj zyrtar, kompania Microsoft Mobile publikoi imazhin e një smartfoni i cili pritet të lançohet më 11 nëntor. Në postim shkruhej: “Microsoft po transmeton fuqinë e teknologjisë celulare drejt të gjithëve” më hashtagun #MoreLumia.

Kompania gjithashtu shpërndau të njëjtat imazhe në faqen e saj në Facebook me sloganin “Big On Experience”. Ka të ngjarë që të lançohet pasardhësi i smartfonit Lumia 635 i cili do të jetë me një kornizë me anësorë të rrumbullakëta. Një smartfon i ardhshëm i Microsoft me të tillë kornizë dhe pa markën Nokia është publikuar dhe në faqen sociale kineze Weibo, por së shpejti këto imazhe u fshinë.

Kjo pajisje është koduar nën emrin RM-1090 dhe ka dy kamera dhe një ekran 5-inç qHD. Ajo përfshin gjithashtu mbështetje për rrjet 3G. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth çmimit apo hedhjes në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>