Harduer

Microsoft do të lançojë tre tabletë të rinj Surface në 2013-n

Dec 5 2012
0 Shpërndarje
Microsoft do të lançojë tre tabletë të rinj Surface në 2013-n

Edhe pse Microsoft-i sapo ka nisur shitjet e Surface pak javë më parë, kompania po planifikon të lançojë tre pajisje të reja vitin tjetër, raportohet nga disa burime të sigurta.

Sipas ketij burimi, Microsoft-i do të hedhë në treg një tablet të ri Surface të bazuar në ARM, i cili operon me Windows RT.

Në vend të çipit Tegra 3 që gjendet aktualisht në Surface, do të ketë një procesor Qualcomm si dhe ekran 8.6 inç me prekje (krahasuar me 10.6 të Surface).

Gjenerata e dytë e Surface me Windows 8 Pro raportohet se do të shkojë në drejtimin e kundërt, ndërsa ekrani do të ketë madhësi 11.6 inç.

Ai do të përdorë procesor AMD Temash APU në vend të Intel Core. Kjo do të thotë që mund të mos jetë edhe aq i fuqishëm, por mund të ketë një jetëgjatësi baterie më të madhe se Surface i ardhshëm (4 deri 5 orë).

Po sipas këtyre raportimeve thuhet se Microsoft-i po planifikon një pajisje të tretë, të quajtur Surface Book, që do të ketë një ekran 14.6 inç dhe një çip Intel Haswell.

Haswell është pasardhësi i procesorëve të Intel-it me emrin Ivy Bridge. Ato përdoren në Surface me Windows 8 Pro. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>