Lajmet

Microsoft do të mbështesë Raspberry Pi 2 duke ofruar një version falas të Windows 10

Feb 4 2015
0 Shpërndarje
Microsoft do të mbështesë Raspberry Pi 2 duke ofruar një version falas të Windows 10

windows10raspberrypi.0.0Duket se kompania Microsft ka reaguar shumë shpejt ndaj lançimit të kompjuterit Raspberry Pi 2 ditën e sotme. Ja vlen të përmendim se në versionin e parë të Raspberry Pi nuk ka qënë e mundur përdorimi i sistemit operativ Windows.

Por Microsoft është ndikuar nga popullariteti kësaj linje kompjuterash dhe ka vendosur ta mbështesë. Kompania ka deklaruar se do të lançojë një version të Windows 10 falas posaçërisht për Raspberry Pi 2.

Nuk është akoma e qartë se për cilin version të Windows 10 bëhet fjalë por ai do të ofrohet përmes “Programit të Zhvilluesve të Internetit të Gjërave” gjatë këtij viti. Me kompjuterin Raspberry Pi super ekonomik dhe një version të Windows 10 e gjitha do të rezultojë në një pajisje tepër funksionale.

Pritet që Microsoft të shpjegojë detaje të tjera për mënyrën se si Windows do të funksionojë në Raspberry Pi 2. Ka të ngjarë që versioni i Windows të përfshijë vetëm aplikacionet universale moderne duke qënë se Raspberry Pi 2 ka një proçesor të bazuar në ARM. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>