Siguri

Microsoft do të mbyllë tetë vrima sigurie

Mar 5 2010
0 Shpërndarje
Microsoft do të mbyllë tetë vrima sigurie

Sipas Microsoft këto shifra anë pësuar rënie dhe sipas një komunikate të lëshuar nga ana e tyre, pritet që të ketë dy buletine që do të arnojnë vetëm tetë lëshime, ku të gjitha janë vlerësuar si të “rëndësishme”.

“Ne u rekomandojmë konsumatorëve që të rishikojnë web faqen Advance Notification dhe të përgatiten për vendosjen e këtyre buletineve sa më shpejtë që është e mundur” shkroi Microsoft në blog postin e saj zyrtar. “Për të ofruar drejtim shtesë për vendosjen e prioritetit, konsumatorët do të duhej të kuptojnë se këto dy buletine do t’i adresohen çështjeve që kërkojnë një përdorues që të hap një skedarë të punuar në mënyrë speciale. Nuk ka vektorë sulmues të bazuar në rrjet”.

Përveç kësaj, thuhet se kjo kompani është duke monitoruar një çështje të VBScript. Prodhuesi i softuerit tha se momentalisht nuk ka sulme të njohura, por është duke i inkurajuar konsumatorët që të aplikojnë këto këshilla.

Lajmet e fundit>