Lajmet

Microsoft do të mundësojë shkarkimin e Windows 7 RC në Maj

Apr 1 2009
0 Shpërndarje
Microsoft do të mundësojë shkarkimin e Windows 7 RC në Maj

Ueb faqja Technet e ka paraqitur muajin Maj si kohë për shkarkimin e Windows 7 RC.

Ju nuk duhet të nguteni ta shkarkoni Widows 7 ngase kohë për shkarkimin e tij do të ketë deri në Qershor, ndërsa që as numri shkarkimeve nuk do të jetë i kufizuar.

Kur Microsoft e pati lëshuar versionin betaWindows 7, drejtori ekzekutiv Steve Ballmer pati thënë se shkarkimi do të ishte i limituar në kohë dhe në numër prej 2.5 milionë kopjeve.

Kështu të gjithë nxituan ta shkarkojnë Windows 7 që në ditën e parë duke bërë që edhe serverët e Microsoft të mos punojnë prej ngarkesës së madhe.

Ndërkohë që versioni RC do të ketë datë tjetër të skadimit. Microsoft do ta ofrojë Windows 7 në gjuhët si anglisht, japonisht, frëngjisht dhe spanjisht, ndërsa do të mundësojë edhe shkarkimin me 32 dhe 64 bit.

 

Lajmet e fundit>