Lajmet

Microsoft do të ndalojë suportin për Windows Phone 8 në korrik 2014

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Microsoft do të ndalojë suportin për Windows Phone 8 në korrik 2014

Microsoft ka nxjerrë jetëgjatësinë e suportit për Windows Phone 7.8 edhe Windows Phone 8 që do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2014.

Specifikisht Microsoft-i planifikon të suportojë Windows Phone 8 deri më 8 korrik të vitit 2014 dhe Windows Phone 7.8 deri më 9 shtator 2014. Këto data derivojnë që nga data e fillimit të këtij cikli që daton më 14 dhjetor të vitit 2013 për WP8 dhe më 9 shtator të 2013 për WP7.8.

Faqja e suportit të Microsoft-it shpjegon strategjinë suportuese të produktit të kompanisë:

“Microsoft-i do ti bëjë të mundshme përmirësimet për sistemin operativ në telefonin tuaj, duke përfshirë përmirësime të sigurisë, për një periudhë 18 mujore duke filluar që nga data e fillimit.

Shpërndarja e këtyre përmirësimeve mund të kontrollohet nga operatori mobil apo nga prodhuesi i telefonit që ju keni zgjedhur. Gjithashtu mundësitë për përmirësime do të variojnë në bazë të shtetit, rajonit, edhe kapaciteteve harduerike.”

Sipas një liste punësh të kohëve të fundit të Microsoft-it, kompania gjithashtu planifikon të nxjerrë një version të ri të WP gjatë sezonit të pushimeve.

Pajisjet aktuale me WP8 duhet të jenë të afta të përmirësohen në versionin e ri, që do të ketë gjithashtu edhe ai 18 mujorin e tij të suportit. (PCWorld Albanian)

Windows Phone 8

Lajmet e fundit>