Lajmet

Microsoft do të ndërpres shitjet e Office nëse Word nuk lejohet sërisht

Aug 25 2009
0 Shpërndarje
Microsoft do të ndërpres shitjet e Office nëse Word nuk lejohet sërisht

Jo vetëm që vendimi për shkelje të patentës ndaj i4i i kushtoi Microsoftit një dëmshpërblim prej 290 milionë USD për shkak të shkeljes së patentave për XML, por kolosi i programimit gjithashtu është urdhëruar të ndërpresi shitjet e Word, i cili bazohet në formatin OOXML (Office Open XML) për sa kohë çështja të zgidhet përfundimisht.

Ndërkohë që afati 60-ditor i ankimeve po mbaron, Microsoft nuk ka më zgjidhje tjetër përveçse të bëjë kërkesë për lehtësimin e këtij vendimi duke mos dëbuar Word nga tregjet sepse, sipas tyre, kjo do të detyronte kompaninë të ndërpriste shitjet e tërë paketës së Office për disa muaj.

Nëse Microsoft ka ndërmend me të vërtetë të bëjë një gjë të tillë, në vend që thjeshtë të çaktivizojë degën e përfolur të XML, kjo mbetet për tu parë.

Sigurisht, shumë biznese mund të kenë probleme për momentin por gjithashtu, në këtë periudhë shumë prej tyre, mund të kalojnë në alternativa shumë të përafërta si Open Office 3.1, e cila ndër të tjera ofrohet dhe falas. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>