Lajmet

Microsoft do të ofrojë aplikacione nga palë të treta në shërbimin e postës elektronike Outlook.com

Apr 29 2015
0 Shpërndarje
Microsoft do të ofrojë aplikacione nga palë të treta në shërbimin e postës elektronike Outlook.com

outlookwebmailfinal_1020.0Microsoft ka në plan ti japë një rifreksim shërbimit të saj të postës elektronike Outlook.com duke i shtuar ueb aplikacione dhe reklama. Gjigandi i softuerit ka filluar të zbulojë pak nga pak detaje të konferencës së zhvilluesve Build 2015 dhe aplikacionet në Outlook.com janë pjesë e lajmeve paraprake.

Ndërkohë që reklamat dhe aplikacionet janë të disponueshme në Office 365, kjo është hera e parë që Microsoft po planifikon të sjellë aplikacione dhe reklama për konsumatorët që përdorin Outlook.com. Nga detajet e zbuluara deri më tani duket se zhvilluesit do të jenë të aftë të krijojnë një aplikacion të vetëm të përshtatur me Outlook për desktop, Office 365 dhe Outlook.com i cili do të shfaqet një një dyqan të vetëm online.

Me këtë ndryshm Microsoft synon të rrisë numrin e përdoruesve të Outlook.com kjo sepse do të ofrojë më shumë funksionalitet dhe aplikacione të fokusuara tek konsumatori. Aktualisht aplikacionet e vetme që gjenden në Outlook janë të fokusuara tek korporatat dhe funksionojnë vetëm me Office 365. Përveç kësaj Microsoft ka në plan të shndërrojë Office në një platformë të hapur në konferencën Build gjatë kësaj jave dhe aplikacionet e Outlook do të jenë pjesë e saj. Të shohim se ç’ka përgatitur Microsoft për ne. Për më tepër qëndroni me PCWorld për të marrë lajmet më të fundit. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>