Lajmet

Microsoft do të ofrojë asistentin dixhital Cortana në iOS dhe Android

Mar 13 2015
0 Shpërndarje
Microsoft do të ofrojë asistentin dixhital Cortana në iOS dhe Android

cortana-windows-phone-theverge-8_1020.0Microsoft po planifikon të sjellë asistetin e tij dixhital dhe në platformat e tjera rivale të iOS dhe Android. Si do e realizojë këtë gjë? Ndërkohë që mbetet për tu pare, Microsoft ka konfirmuar dhe më para se Cortana do të jetë pjesë e sistemeve të tjera operative. Ka qënë agjensia e lajmeve Reuters që së fundmi ka raportuar se ky aplikacion do të jetë pjesë e smartfonëve dhe tabletëve me sistem operativ iOS dhe Android.

Aktualisht Cortana po zhvillohet edhe për platformën desktop Windows 10, ku shpresohet të debutojë gjatë këtij viti. Në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuters, Eric Horvitz manaxher i Microsoft Research, zbuloi se kompania ka planifikuar një lançim masiv të Cortanës brenda këtij viti. Në këtë lançim do të ndikojë shumë teknologjia e leximit dhe kuptimit të e-mail- eve. Për momentin Microsoft po zhvillon një version më të avancuar të asistentit dixhital Cortana të koduar nën emrin Einstein. Kjo mendohet të jetë një përpjekje e kompanisë për ta bërë të aftë Cortanën për të kryer akoma më shumë detyra komplekse automatike.

Vendimi i Microsoft për të sjellë Cortanën dhe në iOS dhe Android nuk është aq surprizues. Prodhuesi i softuerit e ka shprehur shpeshherë këtë dëshirë për të sjellë produktet e saj dhe në platformat rivale. Kjo vjen si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të përmisuar shërbimet dhe aplikacionet e saj. Ndërkohë që Cortana është një tipar shumë i shquar për Windows Phone dhe së shpejti në Windows 10, një sasi e vogël e konsumatorëve nuk do të ndihmojë aq shumë Microsoft për të përmbushur qëllimin e përmirësimit të asistentit të saj virtual. Gjithsesi më lançimin e Cortanës në platformat e tjera pritet që numri i përdoruesve të rritet shumë shpejt. Kjo është një pjesë e transformimit të vazhdueshëm të Microsoft për të rritur nivelin e shërbimeve dhe aplikacioneve të saj. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>