Harduer

Microsoft do të ofrojë Surface Pro 3 në 25 shtete të reja

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do të ofrojë Surface Pro 3 në 25 shtete të reja

Zz0wN2Q5MjlhN2Y4Y2Y2Njk1NzAzZTExNTNkNWQ5Y2IyNw==Microsoft ka konfirmuar se hibridi laptop-tablet Surface Pro 3 tashmë është i disponueshëm në 25 shtete të reja për tu porositur dhe kjo vjen pak para lançimit të saj në fund të muajit.

Në shitje në SHBA, Kanada dhe Japoni, pajisjet tashmë janë caktuar për lançim që nga data 28 gusht përmes Microsoftstore.com si dhe distributorëve partner të kompanisë së bashku me rishitësit e autorizuar nga kompania.

Lista e tregjeve të reja ku do të ofrohen produktet Surface janë si më poshtë: Australi, Austri, Belgjikë, Kinë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Irlandë, Itali, Kore, Luksemburg, Malajzi, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Portugali, Singapor, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajvan, Tajlandë dhe Britani.

Teksa pajisja nga një vështrim i përgjithshëm konsiderohet si më e mirë krahasuar me gjeneratat e tjera, statistikat e shitjeve mbeten një mister. Tashmë që Microsoft e ofron këtë produkt në 25 shtete të reja, çfarëdo statistikash të jenë, pritet që të rriten nga fundi i muajit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>