Biznes

Microsoft do të ofrojë version me kosto të ulët të Windows Phone 8.1 për prodhuesit

May 25 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do të ofrojë version me kosto të ulët të Windows Phone 8.1 për prodhuesit

Microsoft-pushing-lower-priced-version-of-Windows-Phone-8.1-to-manufacturersNjë version me kosto më të ulët të Windows Phone 8.1 po iu ofrohet prodhuesve të harduerit nga Microsoft në një përpjekje për të mbajtur këtë prodhues në ofrimin e pajisjeve Windows Phone më kosto të ulët. Sipas një postimi në blog nga Microsoft ditën e premte, disa modele smartfonësh Windows Phone do të prezantohen në eventin Computex që fillon me 2 qershor 2014 në Tajpei.

Një version i ri i platformës mobile të Microsoft, i quajtur Windows Phone 8.1 me Bing, ofron sistemin operativ falas si një shfletues me Internet Explorer. Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë motorët e kërkimit si të dëshirojnë. Disa nga këta modele, veçanërisht tabletët, do të përfshijnë edhe suitën Office ose një nga produktet Office 365.

Arsyeja kryesore që prodhuesve po u ofrohet një version me kosto të ulët ose mbase edhe falas e platformës mobile të Microsoft, është që të inkurajojë ata të ofrojnë modele smartfonësh Windows Phone më kosto të ulët. Dhe tashmë disa do të vijnë bashkë me suiten Office. Duket si një fitore e trefishtë për përdoruesit, prodhuesit dhe Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>