Lajmet

Microsoft do të pastrojë rezultatet e kërkimit në Bing për shkolla

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
Microsoft do të pastrojë rezultatet e kërkimit në Bing për shkolla

Microsoft ka vazhduar shtytjen e vet në tregun e marketingut duke lajmëruar plane për Bing për shkolla, që do të optimizojë rezultatet për studentët e shkollave fillore dhe të mesme dhe do të largojë reklamat në proces.

Microsoft tha që kur programi pritet të lëshohet këtë vit, Bing për Shkolla do të filtrojë vetvetiu përmbajtjen për adoleshentë dhe do t’i parandalojë studentët nga ndryshimi i atij opsioni për ta mundësuar paraqitjen e tyre.

Reklamat do të largohen nga rezultatet. Dhe në fund, Microsoft do të avancojë fotografitë në ballinën e Bing-ut për të përfshirë “plane mësimi” ose pyetje provokative për të cilat fëmijët duhet të kërkojnë dhe të përgjigjen vetë.

Microsoft e bëri lajmërimin në Shoqatën Ndërkombëtare për Teknologji në Edukim në San Antonio, në Teksas, gjatë të hënës, ku kjo kompani dhe të tjerë janë duke u përpjekur që të fitojnë përgjatë klasëve mësimore.

Microsoft konfirmoi raportet nga java e kaluar që do të japë 10,000 tabletë Surface RT për edukatorët që marrin pjesë në ngjarje; edukatorët mund të aplikojnë për harduer në faqen e ndërmarrjes.

Microsoft do të ofrojë po ashtu tabletë me çmim të ulur për edukatorët, një tablet prej 32 GB Surface RT për 199 dollarë, i cili çmimin standard e ka 499 dollarë. (PCWorld Albanian)

bing

Tags >

Bing
Lajmet e fundit>