Lajmet

Microsoft do të përditësojë më shpesh Vëzhgimin Teknik të Windows 10

Mar 14 2015
0 Shpërndarje
Microsoft do të përditësojë më shpesh Vëzhgimin Teknik të Windows 10

win10updaterings-100573251-largeMicrosoft tha se do të përshpejtojë lançimet e ndërtimeve paraprake të Windows 10 në desktop ngjashëm me proçedurën e ndjekur në Windows 10 për telefonët. Tani Windows 10 Vëzhgimi Teknik ofron dy opsione përditësimesh: Të shpejta dhe ngadalta. Ndërkohë që automatikisht më parë përdoruesit ishin metodën e ngadaltë të përditësimeve, tani ata që duan të provojnë veçoritë më të fundit të Windows 10 mund të kalojnë në opsionin e përditësimeve të shpejta. Për të ndryshuar metodën e përditësimeve mjafton të vizitoni funksionalitetet si më poshtë: Settings > Update and recovery > Preview builds.

Gabriel Aul, një menaxher i departamentit të inxhinierisë pranë Microsoft shkroi në Twitter duke këshilluar përdoruesit të përdornin metodën e ngadaltë të përditësimeve. Sepse metoda e shpejtë linte shumë hapësira rreziku për dështim funksional të softuerit.

Duhet të themi se ndërtimi i radhës i Microsoft Windows 10 ka ngjallur një kureshtje në masë kjo sepse do të përmbajë shfletuesin e shumëpritur Spartan. Shfletuesi Spartan është një risi në Windows 10 dhe do të funksionojë veçmas krahas Internet Explorer. Do të karakterizohet nga veçori të shumta si një motor të ri përpunimi, një ndërfaqe të thjeshtë dhe do të shfrytëzojë asistentin dixhital Cortana. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>