Lajmet

Microsoft do të prezantojë zyrtarisht Office dhe aplikacionet për Windows 10 në 16 prill

Apr 8 2015
0 Shpërndarje
Microsoft do të prezantojë zyrtarisht Office dhe aplikacionet për Windows 10 në 16 prill

word_ui_1992x1172-100564292-largeSistemi operativ Windows 10 dhe suita e produktiviteti Office janë dy nga produktet më popullore të kësaj kompanie të cilët gjithashtu kanë qënë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut muajt e fundit. Kjo për faktin se përbëjnë lancime të reja për kompaninë Microsoft. Microsoft ka deklaruar se javën që vjen do ti japë fund kureshtjes së publikut duke prezantuar zyrtarisht Windows 10 dhe paketën Office.

Me sa duket kompania ka planifikuar të mbajë një event në datën 16 prill në të cilin do të provohet eksperienca që do të ofrojë paketa Office në sistemin e ri operativ Windows 10, sipas ftesave të dërguara ditën e hënë. Eventi pritet të sjellë një pasqyrë më të qartë të asaj që do të presim nga përdorimi i Office në Windows 10. Përvec kësaj Microsoft do të prezantojë aplikacionet e para për këtë sistem operativ që do të njihen ndryshe si aplikacione universale. Përdoruesi do të ketë mundësinë ti përdorë këto aplikacione nga një kompjuter, smartfon apo tablet. Ato do të jenë në formate të përshtatura për cdo lloj ekrani në varësi të përmasave dhe të faktit se është ekran me prekje apo jo. Gjithashtu deri më tani Microsoft ka deklaruar se këto aplikacione do të jenë falas për tu përdorur në smartfon dhe tableta.

E gjitha kjo me siguri do të thotë se aplikacionet e reja Office do të debutojnë si pjesë e një paraqitje paraprake teknike të Windows 10, ashtu si kompania deklaroi në muajin janar. Julia White, manaxherja gjenerale në Office u shpreh se këto aplikacione janë ndërtuar në të njëjtën kohë për tu përdorur në Windows 10, në ekranet me prekje dhe mbi të gjitha ofrojnë një eksperiencë të shkëlqyer. Ato mund ti përshtaten cdo lloj ekrani duke i dhënë një sërë mundësish të larmishme zhvilluesve të softuerëve.

Përsa i përket Office 2016, kjo suite produktiviteti pritet të lancohet më vonë gjatë këtij viti. Microsoft nuk ka treguar shumë detaje mbi karakteristikat e reja që do të sjellë ky version i ri. Ka të ngjarë se aplikacionet si Sway apo Delve ti shtohen grupit të programeve që do të ofrojë Office 2016. 

Realisht  versioni i ri i sistemit operativ të kompanisë Microsoft, është cilësuar më së shumti si një përpjekje për të vendosur një lidhje më të fortë mes produkteve të kompanisë dhe jo një hap i madh përpara në tërësi. Deri më tani ka pasur diskutime të shumta për faktin se Microsoft ka bërë disa shkelje përsa i përket aplikimit të produkteve të saj në smartfona dhe tableta dhe ka forcuar një përvojë kohezive në të gjitha këto platforma të shumfishta. Por se sa janë të vërteta këto supozime, kjo mbetet për tu parë në eventin që Microsoft do të mbajë në 16 prill, i cili pa dyshim do të reduktojë shumë pikëpyetje rreth këtyre produkteve të reja. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>