Lajmet

Microsoft do të sjellë gjashtë përditësime këtë të martë, dy prej tyre janë kritike

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do të sjellë gjashtë përditësime këtë të martë, dy prej tyre janë kritike

shutterstock_153223961-100354554-galleryMicrosoft ka njoftuar rreth përditësimeve të sigurisë që do të vijnë këtë të martë dhe bëhet fjalë për gjashtë përditësime ku dy prej tyre janë vlerësuar si kritike, tre janë të rëndësishme dhe një është e listuar si me impakt mesatar. Gjashtë përditësime sigurie duken të jenë më pak se zakonisht duke pasur parasysh se gjatë vitit 2013 janë lëshuar 106 përditësime sigurie dhe i bie të jenë nëntë të tillë në muaj.

Një nga dy përditësimet kritike ka lidhje me Internet Explorer dhe bëhet fjalë për një arnim komulativ. Ross Barret, menaxher te inxhinieria e sigurisë tek Rapid7, tha se do të jetë interesante të shohim sesa dobësi janë zbuluar pas 59 të tillave në përditësimet e shkuara, mund të presim që këtë herë të kemi 8-12 dobësi të adresuara në këto arnime.

Përditësimet e sigurisë në Internet Explorer duhet të jenë prioriteti juaj ngaqë shumica e sulmeve që behën janë përmes shfletuesit tuaj, ndërsa softuerët më të prekur janë Java dhe Adobe Flash.

Përditësimi i dytë kritik i sigurisë duket të përfshijë çdo version të sistemit operativ Windows, përfshi edhe Windows 8.1. Përdoruesit e Windows 8.1 dhe Windows Server 2012 R2 duhet të sigurohen se kanë të përfshirë përditësimin e parë (Update 1) përpara këtyre arnimeve kritike. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>