Lajmet

Microsoft do të sjellë sistemin e identifikimin biometrik në Windows 10

Feb 17 2015
0 Shpërndarje
Microsoft do të sjellë sistemin e identifikimin biometrik në Windows 10

microsoft-windows-10-office-outlook-0044.0.0

Shumë shpejt ju do të jeni të aftë të kyçeni në postën tuaj elektronike Outlook me anë të shenjave së gishtërinjve apo me një skanim të syrit tuaj. Në Samitin e Sigurisë Kibernetike në Stanford ditën e premte, Microsoft lajmëroi se Windows 10 do të mbështesë versionin e ri të teknologjisë Fast Identification Online (FIDO). Kjo do të thotë që pajisjet e Microsoft do të jenë të pajisur me lexues biometrik dhe do të ofrojnë një mënyrë tepër të thjeshtë për identifikimin e përdoruesit.

FIDO eshtë dizenjuar posaçërisht për të nxjerrë jasht loje fjalëkalimet, për të kaluar në metoda më të avancuara të autentikimit. Me anë të këtij sistemi të ri identifikimi ju do të përdorni gjurmën e gishtërinjve apo syve tuaj për tu kyçur në llogaritë apo paisjet tuaja. Në një postim në blog që shoqëronte këtë lajmërim, Dustin Ingalls i Microsoft shtoi se anashkalimi i fjalëkalimeve është pritoriteti më i madh në kompaninë Microsoft.

Kjo teknologji ka marrë menjëherë mbështetjen e kompanive më të mëdha bankare dhe teknologjike ku përfshihen Microsoft, Google, PayPal dhe Bank of America. Sistemi i sigurisë FIDO është shumë i sigurt, ai ka si qëllim të mbrojë të dhënat e përdoruesit pa i ekspozuar ato diku tjetër. Versioni 1.0 i këtij sistemi u lançua në muajin Janar dhe kompanitë si Yubico aktualisht po ndërtojnë hardwerë që përdorin FIDO për tu identifikuar në llogaritë në Google. Ndërsa mbështetja e Windows 10 do të shkojë për versionin 2.0 në të cilin Microsoft po kontribuon me edhe në dizajn. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>