Harduer

Microsoft do të sjellë TV në Xbox 360

Jun 6 2011
0 Shpërndarje
Microsoft do të sjellë TV në Xbox 360

Zotëruesit e Xbox 360 që kanë nga një llogari në Xbox Live do të jenë në gjendje që të qasen në programet televizive nga një larmi e llojeve të ofruesve të shërbimeve televizive në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Kjo gjë është lajmëruar nga Microsoft në Shfaqjen për Argëtim Elektronik që po mbahet në Los Angjelos, gjatë kësaj jave.

Ky shërbim do të lëshohet gjatë vjeshtës.

Ekzekutivët e Microsfot kaluan mëngjesin e të hënës duke e bërë të qartë një gjë: ata e shohin Xbox 360 me tepër se lojë.

Ky argëtim i ri për Xbox 360 do të jetë një gjë e cila ka filluar që të përfshihet para një kohe – duke  e pasur parasysh lëshimin e shërbimeve për Xbox Live nga Netflix, Hulu, ESPN dhe last.fm.

Dhe gjatë konferencës për shtyp, Microsoft tregoi se si përdoruesit e Kinect do të jenë në gjendje të konrollojnë dhe kërkojnë për përmbajtjen mediatike duke përdorur valën e njërës dorë, apo duke përdorur urdhërat me zë (Kinect përcjell lëvizjet e trupit dhe urdhërat e zërit). Për më tepër, Bing do të jetë i ndërlidhur në Xbox Live, duke ua mundësuar lojtarëve mundësinë për të kërkuar për ndonjë përmbajtje duke përdorur zërin e tyre.

Ky hap i rëndësishëm në shtëpinë e argëtimit nuk është për të shkaktuar çudi. Zëvendës kryetari i korporatës Microsfot, Frank X. Shaw, tregoi në një postim në blog gjatë javës së kaluar se 40% e veprimtarisë së Xbox Live nuk është e lidhur me lojë./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>