Lajmet

Microsoft do të testojë Office Communications Online

Mar 4 2009
0 Shpërndarje
Microsoft do të testojë Office Communications Online

Microsoft do t’ia bëjë të mundur masës përdorimin onlineMicrosoft Communications. Ky shërbim do të bëhet i mundur gjatë fundit të këtij muaji duke ua mundësuar përdorimin gjitha llojeve të kompanive.

Të hënën Microsoft bëri të ditur se është duke e zgjeruar produktivitetin e biznesit online, Business Productivity Online Suite (BPOS) që është edhe pjesë e shërbimeve onlineMicrosoft dhe shtrihet në 19 shtete të Europës dhe Azisë.

Provat teknike të këtij shërbimi kanë filluar të hënën, ndërsa do të zgjasin deri në muajin Prill, kur edhe shërbimi do të bëhet i mundshëm online.

BPOS përfshin Exchange, SharePoint, Office Communications dhe Live Meeting. Gjatë nëntorit të vitit  të kaluar, Microsoft bëri të ditur se ka mbi 500 mijë përdorues të shërbimeve BPOS, por Office Communications Online nuk kanë qenë të mundshme për askënd, përveç kompanive me më shumë se 5 mijë punëtorë.

Shërbimet Office Communications do të jenë të mundshme për testime (trial) që nga ky muaj për të gjithë përdiruesit dhe të gjitha kompanitë pa marrë parasysh numrin e punëtorëve. Ndërkohë pas fazës testuese, të gjitha shërbimet do dalin në treg me versionin përfundimtar gjatë muajit Prill. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>