Lajmet

Microsoft do të vazhdojë suportin e Windows XP për klientë të caktuar

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
Microsoft do të vazhdojë suportin e Windows XP për klientë të caktuar

Fakti që kompania do të mbyllë zyrtarisht suportin për Windows XP më 8 prill 2014 nuk do të thotë se kjo do të jetë e vlefshme për të gjithë përdoruesit.

Faktikisht, Microsoft do të vazhdojë të dërgojë përditësime sigurie për Windows XP edhe për muajt të tjerë,ndoshta edhe vite, për ata që do të paguajnë.

Përditësimet do të vijnë nga një program i quajtur “Custom Support” (Suport i personalizuar) përgjithësisht për kompanitë të cilat nuk kanë arritur të bëjnë kalimin në një sistem më të ri operativ.

Sipas analistëve, suporti do të kushtojë rreth 200 $ për PC për vitin e parë dhe ndoshta më shumë për vitet në vazhdim. Bëhet fjalë për përditësime për dobësi kritike që gjenden në sistem, apo gabime të cilat renditen si “të rëndësishme.” Në fakt, për këto të fundit duhet të paguash ekstra, ndërsa për gabimet e klasifikuara si ‘mesatare’ apo me rrezik ‘të ulët’ nuk do të ketë rregullime.

Kompania e ka konfirmuar vetë lajmin duke thënë se programe të vjetra të cilat dalin publikisht nga suporti do të vazhdojnë të mbështeten nga MSRC [Microsoft Security Response Center]. Përditësimet do të shpërndahen përmes një procesi të sigurt i cili do të ofrohet vetëm për konsumatorët që e kanë kërkuar dhe paguar shërbimin.

Përgjithësisht, kompania shet ‘suport të personalizuar’ për rreth tre vite pas përfundimit të suportit publik për një softuer. (PCWorld Albanian)

windows xp

Lajmet e fundit>