Analiza

Microsoft do ti japë fund mbështetjes së përgjithshme për Windows Phone 7.8 më 9 shtator

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do ti japë fund mbështetjes së përgjithshme për Windows Phone 7.8 më 9 shtator

It-is-confirmed-Windows-Phone-7.8-wont-receive-mainstream-support-after-September-9Microsoft ka konfirmuar se do të largojë mbështetjen e përgjithshme për Windows Phone 7.8 pas dy muajsh dhe saktësisht më 9 shtator.

Microsoft nuk u ka dhënë shumë “dashuri” versioneve të vjetra të sistemi operativ mobil dhe largimi i mbështetjes për Windows Phone 7.8 nuk duhet të ngjajë si diçka surprizë. Të largosh mbështetje për një version të caktuar është njësoj si tu thuash përdoruesve të tij “kalofshi mirë”.

Për fat të mirë, Windows Phone 7.8 do të ketë mbështetje të zgjatur, që do të thotë se përditësimet e sigurisë do të vijnë edhe për pesë vitet e ardhshme për përdoruesit e atyre pajisjeve me këtë version të platformës.

Windows Phone 7.8 ishte përditësimi i fundit për përdoruesit e pajisjeve Windows Phone 7, i cili erdhi herët në vitin 2013. Solli një numër të konsiderueshëm rregullimesh, veçorish dhe funksionalitetesh.

Gjithashtu u bë e mundur një rregullim më i thellë i ndërfaqes dhe pamjes së Windows Phone 7.8. Disa nga pajisjet e njohura që kanë ngecur me Windows Phone 7.8 janë Nokia Lumia 510, Lumia 610, Lumia 710, Lumia 800 dhe Lumia 900. (PCWorld Albanian)

wp7.8

Lajmet e fundit>