Softuer

Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në Windows

Jun 13 2011
0 Shpërndarje
Microsoft Download Manager si menaxhues i shkarkimeve në Windows

Ndërfaqja bazike ua mundëson përdoruesve që të shtojnë, ndalin, vazhdojnë dhe të fshijnë shkarkimet. Ky softuer ka mundësi të funksionojë si i  ulur poshtë në system tray dhe të shfaqet me lajmërime sa herë që një shkarkim që përfundon, ose nëse programi ka problem për të shkarkuar një skedar të caktuar.

Veçoritë ofrojnë mundësinë për të shtuar proxy, të përcaktoohet numri i lidhjeve, koha gjatë të cilës duhet të riprovohet një shkarkim dhe numri më i madh i përpjekjeve për të shkarkuar një skedar, derisa të ndalohet automatikisht.

Softueri mund të shkarkojë vetëm skedarët që janë të vendosur në protokollin HTTP (jo FTP), por mbështet shkarkimin e skedarëve që kërkojnë edhe shkruarjen e vërtetimeve për të filluar shkarkimin. Ishte dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit që të shkarkojnë skedarë nga faqet e Microsfot, por nuk ka ndonjë pengesë për shkarkimin e gjërave edhe nga ndonjë faqe tjetër.

Microsoft Download Manager punon me versionet 32 bit dhe 64 bit të Windows XP, Windows Vista, Windows 7, Windows Server 2003 dhe Windows Server 2008.

Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë softuer./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>