Siguri

Microsoft Edge lë pas Chrome dhe Firefox për nga siguria

Oct 16 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë këto rezultate pozitive nuk e kanë ndihmuar aspak Edge të fitojë terren në tregun e shfletuesve. Microsoft Edge lë pas Chrome dhe Firefox për nga siguria

Shfletuesi Microsoft Edge në Windows 10 bllokoi më shumë sulme me metoda peshkimi (phishing) dhe “socially-engineered malware” (SEM) sesa dy rivalët e tjerë Chrome dhe Firefox raportoi një firmë Amerikane e sigurisë.

Sipas NSS Labs, Edge bllokoi automatikisht 92% të sulmeve phishing dhe 100% të sulmeve SEM.

Edge la pas Chrome dhe Firefox me një diferencë të qartë. Për shembull Chrome bllokoi 74% të sulmeve phishing dhe 88% të sulmeve SEM.

Firefox zinte vendin e tretë në të dy testimet duke ndaluar vetëm 61% të sulmeve phishing dhe 70% të sulmeve SEM.

Megjithatë këto rezultate pozitive nuk e kanë ndihmuar aspak Edge të fitojë terren në tregun e shfletuesve.

Gjatë Shtatorit Edge përdorej vetëm nga 5% e përdoruesve të kompjuterave Windows 10. Që kur debutoi së bashku me Windows 10-ën në verën e 2015-ës, Edge ka shënuar rënie të vazhdueshme.

Shtatori ishte pika më e ulët e shënuar ndonjëherë nga Edge. Chrome ka pushtuar 60% të kompjuterave personalë sipas Net Applications ndërsa Firefox vetëmn 13%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>