Lajmet

Microsoft Edge në Android kaloi 1 milion shkarkime

Dec 11 2017
0 Shpërndarje
Edge është aplikacioni i tretë më popullor në kategorinë e aplikacioneve të komunikimit pas Facebook Messenger dhe WhatsApp. Microsoft Edge në Android kaloi 1 milion shkarkime Photo Source: Microsoft

Microsoft suprizoi të gjithë në Tetor kur lançoi Edge në Android. Aplikacioni erdhi si një version eksperimental ndërsa sot mund të shkarkohet nga të gjithë.

Tashmë kompania arriti një objektiv të rëndësishëm ndërsa Edge kaloi 1 milion shkarkime.

Megjithatë kjo shifër është shumë më e ulët sesa numri i shkarkimeve të disa prej aplikacioneve më popullore të kompanisë.

Konkretisht Word, Excel, PowerPoint dhe OneDrive kanë kaluar 100 milion shkarkime. Por 1 milion shkarkimet e Edge janë një arritje e rëndësishme në vetëm pak javë nga debutimi zyrtar.

Edge është aplikacioni i tretë më popullor në kategorinë e aplikacioneve të komunikimit pas Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Edge përmban një numër veçorish që janë të disponueshme në desktop. Me “Continue to PC” ju mund të vazhdoni në desktop aty ku e keni lënë nga telefoni juaj.

Shkarkoni Edge për Android

Lajmet e fundit>