Lajmet

Microsoft është duke “mësuar” Kinect-in për të njohur gjuhën e shenjave

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Microsoft është duke “mësuar” Kinect-in për të njohur gjuhën e shenjave

Hulumtuesit e ndërmarrjes Microsoft janë duke punuar në gjetjen e mënyrave për të përdorur mundësitë e leximit të trupit nga Kinect për të kuptuar hyrjet me gjuhën e shenjave.

Qendra e Hulumtimeve në Azi e Microsoft-it dhe Akademia Shkencore Kineze e Institutit të Informatikës dhe Teknologjisë ka bashkëpunuar për ta përdorur Kinect për të ndihmuar me njohjen e gjuhës së shenjave nga kompjuteri. Ashtu siç është paraqitur më sipër, ata kanë demonstruar mundësinë e Kinect për të përkthyer shenjat duke i ndjekur lëvizjet e duarve dhe të trupit.

Microsoft Research thotë që në “formën e përkthimit” Kinect mund të përkthejë gjuhën e shenjave në tekst ose ligjëratë. Edhe njohja e fjalëve të vetme edhe njohja fjalive të vazhdueshme janë testuar. Në “formën e komunikimit” një pamje mund të ndihmojë një individ që është i shurdhër ose mund të komunikojë me vështirësi me dikë që mund të dëgjojë duke shndërruar hyrjet me shenja në tekste dhe anasjelltas.

E tëra punon përgjatë një procesi të cilit Microsoft Research i refereohet si “koincidim i trajektores 3D:” Kinect për softuerin Windows ndihmon në deshifrimin e lëvizjeve të duarve, që më pas koincidojnë për të identifikuar një fjalë. Kjo nismë e hulumtimit të Kinect-it mund të sillte opsione të përmirësuara dhe më lehtë të qasshme për ata që fillimisht komunikojnë me gjuhën e shenjave.

“Ne besojmë që IT-ja duhet të përdoret për të përmirësuar jetën ditore për të gjithë personat,” shkroi në një postim zyrtar në blog, një hulumtues në Qendrën e Hulumtimeve të ndërmarrjes Microsoft në Azi.

“Derisa është ende një projekt hulumtimi, ne përfundimisht shpresojmë që kjo punë mund të ofrojë një vegël të ndërveprimit të përditshëm për të kaluar zbrazësinë mes dëgjimit dhe shurdhimit dhe vështirësive në dëgjim në një të ardhme të afërt.”

Për të lexuar më tepër në lidhje me këtë projekt për njohjen e gjuhës së shenjave, hulumtuesit kanë përmbledhur gjetjet e tyre në një letër. (PDF). (PCWorld AlbanianMicrosoft, )

Microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>