Harduer

Microsoft është gati të lançojë dy smartfonë të rinj Windows Phone

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
Microsoft është gati të lançojë dy smartfonë të rinj Windows Phone

windowsphonestock1_640.0_standard_640.0Microsoft ka në plane të lançojë dy smartfonë të rinj Windows Phone 8.1 së shpejti. Burime që kanë informacion rreth planeve të kompanisë thanë për The Verge se shefi ekzekutiv i divizionit të pajisjeve të Microsoft-it, Stephen Elop, zbuloi dy pajisjet gjatë një takimi të brendshëm të kompanisë këtë javë. Elop foli për një telefon që ai e përshkruante “telefoni selfie” gjatë prezantimit së bashku me videot e dy pajisjeve. Telefoni selfie i Microsoft-it u zbulua më parë me pseudonimin Superman, një smartfon me kamerë frontale 5 Megapixel dhe ekran 4.7 inç.

Smartfoni i dytë kishte pseudonimin “Tesla” dhe kohët e fundit është shfaqur në imazhe të rrjedhura në internet. Elop e përshkroi këtë smartfon si një telefon buxhetor me harduer të parametrave të lartë me një kamerë e pajisur me teknologjinë PureView. Smartfoni ngjason së shumti me Lumia 930 me një dizajn drejtkëndore me kënde të thyera.

Zbulimi smartfonëve nga Elop në takimin vjetor të Microsoft-it tregon se këto lançime janë të afërta. Kjo ndodh menjëherë pak ditë pasi Jo Harlow zbuloi në një memo të brendshme se kompania ka në plane të lançojë produkte të tjera të parametrave të lartë së shpejti. Pritet që Microsoft-i të ofrojnë përditësimin e parë në Windows Phone 8.1 i quajtur Update 1 për zhvilluesit dhe prodhuesit e pajisjeve, një përditësim që përfshin përmirësime të tjera të harduerit dhe veçorive për pajisjet e reja. Përveç pajisjeve të Microsoft-it, raportohet gjithashtu se HTC-ja po punon një version Windows Phone të One M8 dhe pritet të lançohet në muajin gusht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>