Lajmet

Me Microsoft Face Swap ju mund të ndryshoni fytyrat

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Microsoft thotë se aplikacioni ka një motor të sofistikuar i cili bën të mundur ndërrimin e fytyrave në mënyrë që rezultati të jetë sa më natyral. Me Microsoft Face Swap ju mund të ndryshoni fytyrat

Microsoft publikoi një aplikacion të ri Android i quajtur Face Swap. Nisur nga emri menjëherë mund të kuptojmë se me çfarë kemi të bëjmë, një aplikacion i cili shkëmben fytyrat.

Nuk është një ide e re sepse kemi parë pafund aplikacione të ngjashme megjithatë ngelet një aplikacion interesant dhe zbavitës.

Ja sesi funksionon: shkrepni një selfie dhe më pas përzgjidhni imazhin me të cilin dëshironi të ndërroni fytyrat. Përzgjidhni një foto nga galeria, online apo përzgjidhni një skenë që gjeni në Face Swap.

Microsoft thotë se aplikacioni ka një motor të sofistikuar i cili bën të mundur ndërrimin e fytyrave në mënyrë që rezultati të jetë sa më natyral. Madje mund të kombinoni ngjyrat dhe tonet e lëkurës.

Aplikacionin mund ta shikoni në aksion në videon e paraqitur. Ai do të jetë i disponueshëm fillimisht vetëm në SHBA, Australi dhe Kanada. Nëse ai provon të jetë sukses, kompania do ta publikojë edhe në tregjet e tjera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>