Lajmet

Microsoft fillon implementimin e algoritmit Brotli në shfletuesin Edge

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Microsoft fillon implementimin e algoritmit Brotli në shfletuesin Edge

microsoft-edge-logo-930x581Microsoft ditën e sotme njoftoi se shfletuesi Edge në Windows 10 do të funksionojë me algoritmin Brotli duke ndjekur hapat e Chrome dhe Firefox të cilët e implementuar në në Janar të 2016-tës dhe Nëntor të 2015-tës respektivisht.

Google ofroi kodin e Brotli në Shtator të 2015-tës si pasardhësi i Zopfli. Si rezultat faqet do të hapen më shpejt dhe njëkohësisht do të bjerë konsumi i energjisë.

Edge debutoi vitin e kaluar si zëvendësuesi i Internet Explorer në Windows 10. Brotli do të jetë fillimisht i disponueshëm vetëm në ndërtimet eksperimentale të Windows 10-tës në programin Windows Insider përpara se të ofrohet për të gjithë me përditësimin e krijuesve në 2017-tën.

Microsoft ka punuar për rritjen e përdorimit të HTTPS në Brotli por kjo nuk do të thotë se ky algoritëm nuk funksionon me HTTP. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>