Lajmet

Microsoft fillon instalimin automatik të Windows 7 SP1 në PC të konsumatorëve

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Microsoft fillon instalimin automatik të Windows 7 SP1 në PC të konsumatorëve

WIndows 7Microsoft-i gjatë ditës së hënë tha që automatikisht do të shtyjë Windows 7 Service Pack 1 (SP1) për konsumatorët.

Kjo do të jetë si një lëvizje e fundit përpara se ta largojë mbështetjen për edicionin origjinal të vitit 2009 të Windows 7, që planifikon ta bëjë muajin e ardhshëm.

Windows 7 RTM – pjesa e dytë qëndron për “lëshim për t’u prodhuar” – nuk do të mbështetet, duke përfshirë këtu edhe largimin e mbështetjes për përditësim të sigurisë, pas 9 prillit, me “Arnimin e të Martës” që paraqet orarin e rregullt të përditësimit mujor të ndërmarrjes Microsoft.

Edhe pse Microsoft-i e ka bërë të qasshëm Windows 7 SP1 përgjatë “Përditësimeve Automatike”, ndërkohë për më tepër se dy vite, konsumatorëve iu kërkohej që të aprovonin versionin e ri përpara se të instalohej.

Google ofron mbi 3 milionë $ për ata që hakojnë Chrome OS

Sa i përket ditës së martë, çdo PC e konsumatorëve që ka Windows RTM dhe që e ka mundësuar Përditësimin Automatik do të marrë Windows 7 SP1, tha Microsoft në një postim të bërë të hënën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>