Lajmet

Microsoft fillon t’u dhurojë Windows 8.1 organizatave jofitimprurëse dhe bibliotekave publike

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Microsoft fillon t’u dhurojë Windows 8.1 organizatave jofitimprurëse dhe bibliotekave publike

Microsoft win 8.1Gjatë kësaj jave, Microsoft-i ka lajmëruar se versioni i ri i sistemit operativ Windows 8.1 është i disponueshëm për organizatat jofitimprurëse.

Kjo do të thotë se organizatat që gëzojnë një status të tillë si dhe bibliotekat publike mund ta kërkojnë sistemin përmes softuerit të dhurimit.

Për ta bërë këtë gjë, mjafton të:

1. Kërkohet Windows 8.1 për organizatën tuaj jofitimprurëse. Ose, nëse e keni Windows 8, mund të bëni një upgrade përmes Volume Licensing Service Center (VLSC).

2. Regjistroheni për Windows 8.1 webinar që do të mbahet më 14 nëntor nga TechSoup. Atje do të bëhet edhe një prezantim i Windows 8.1.

3. Të lajmëroni edhe organizata të tjera jofitimprurëse dhe t’i nxisni të vizitojnë www.Microsoft.com/nonprofit.

Fillimisht duhet bërë lidhja me programin lokal të TechSoup dhe të hapet një llogari: SHBA ose ndërkombëtare. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk është në listë, por në këto raste duhet të kontaktoni me zyrat lokale të Microsoft-it në vendin tuaj, pra, me Microsoft Albania. Ata do të japin më tepër informacion. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>