Biznes

Microsoft finalizon blerjen 26,2 miliard dollarëshe të Linkedin

Dec 8 2016
0 Shpërndarje
Microsoft finalizon blerjen 26,2 miliard dollarëshe të Linkedin

20160325_135925-930x698Pritej prej kohësh që të ndodhte dhe tani është zyrtare: Që nga dita e sotme Linkedin është në pronësi të Microsoft.

Marrëveshje multi miliardëshe u bë e ditur gjatë Qershorit por hasi në rezistencën e Komisionit Europian i cili refuzonte të jepte dritën jeshille për Microsoft me arsyetimin se dëmtohej konkurrenca.

Microsoft kishte marrë prej kohësh aprovimin nga SHBA-ja, Kanadaja, Brazili dhe Afrika e Jugut. Kjo marrëveshje është një ndër më të mëdhatë në botën e teknologjisë për Microsoft ndjekur nga blerja e Skype në 2011-tën për 8.5 miliard dollar.

Themeluar në 2002, Linkedin sot numëron mëse 400 milion anëtarë në mbarë botën dhe qëndron si i vetmi rrjet social profesional me shtrirje të gjërë. (PCWorld Albanian)

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>