Lajmet

Microsoft fiton gjyqin kundër Motorola-s, shpërblehet me 14 milionë $

Sep 5 2013
0 Shpërndarje
Microsoft fiton gjyqin kundër Motorola-s, shpërblehet me 14 milionë $

Gjykatat kanë ndëshkuar Motorola-n dy herë rresht.

Jo vetëm një gjykatë e qarkut ka vendosur që patentat për standardet thelbësore të Motorola-s nuk janë me vlerë 4 miliardë dollarë siç ka thënë ndërmarrja, por tani një juri në një proces të dytë gjyqësor ka vendosur që ndërmarrja që posedohet nga Google ka dështuar që të japë prova të bindshme me rregulla të arsyeshme dhe të drejta nga licencat kur negocionte me ndërmarrjen Microsoft në lidhje me pronën intelektuale Wi-Fi dhe H.264.

Juria ka vendosur që të shpërblejë ndërmarrjen Microsoft në shumën prej 14 milonë dollarësh, të gjitha këto kanë të bëjnë me një urdhëresë kundër produkteve të ndërmarrjes Microsoft në Gjermani.

Vitin e kaluar, Motorola fitoi një urdhëresë kundër produkteve të Microsoft si Xbox 360 dhe Windows 7 në Gjermani dhe, ndonëse gjykatat e Shteteve të Bashkuara të Amerikëse kanë ndaluar atë urdhëresë, Microsoft u raportua se duhej të lokalizonte sërish një magazinë si rezultat i bllokadës. Gjykata e shpërbleu ndërmarrjen Microsoft me 11 milionë dollarë për shpenzimet e vet depos.

“Kjo është një fitore e rëndësishme për të gjitha ata që duan produkte që janë të përballueshme dhe punojnë mirë së bashku,” thuhet në deklaratën e ndërmarrjes Microsoft.

“Vendimi përfundimtar i gjykatës është i fundit në një listë në rritje me vendime nga rregullatorë dhe gjykata duke i treguar Google që të ndalojë së abuzuari me patentat e kompanive të tjera.” (PCWorld Albanian)

microsoftlogostock1

Lajmet e fundit>