Biznes

Microsoft fiton më tepër nga Androidi se sa nga telefonët e vet

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Microsoft fiton më tepër nga Androidi se sa nga telefonët e vet

Si pjesë e raportit të vet zhgënjyes për përfitimet gjatë të enjtes, Microsoft-i tha që është duke bërë më tepër para nga pajisjet mobile.

Sidoqoftë, kjo nuk nënkupton që Windows Phone është duke sjell shumë përfitime.

Ndërmarrja zgjodhi të mbledhë bashkë përfitimet e veta nga softueri për telefonë dhe honorarët e patentave që i merr nga prodhuesit e pajisjeve që kanë Android.

“Përfitimet nga Windows Phone, duke pasqyruar përfitimet nga licencat e patentimit dhe shitjet e licencave të Windows Phone, u rritën për 222 milionë dollarë për tremujor,” tha Microsoft në komentin e shoqëruar në deklaratën e vet për të hyrat.

Në të vërtet, duket që fitimet e Microsoft-it janë duke ardhur në masë të madhe nga Androidi, teksa ndërmarrja tani ka nënshkruar licenca për privilegjet për njësi nga industria, duke e ruajtur veten nga Motorola dhe Google.

Ndërkohë, Nokia tha që ka pasur tremujorin më të mirë për Windows Phone. Por me totalin e shitjeve të Lumia-s prej 7.4 milionë njësi (së bashku me një numër më të vogël të telefonëve të shitur nga HTC, Samsung dhe të tjerë), pjesa më e madhe e përfitimeve mobile të ndërmarrjes Microsoft duket të vijnë nga Androidi. Microsoft ka mohuar që të japë sqarime në lidhje me këtë. (PCWorld Albanian)

Ballmer-Windows-Phone

Lajmet e fundit>