Softuer

Microsoft Flight, fluturoni pa pagesë… deri diku!

Jan 4 2012
0 Shpërndarje
Microsoft Flight, fluturoni pa pagesë… deri diku!

 

E pavarësishst se Microsoft vendosi të heq qafe termin “Flight Simulator” në vitin 2009, përkushtimi i entuziastëve në asnjë rast nuk u largua. Duke tentuar të sjellë në jetë diçka të re dhe më argëtuese në mesin e adhuruesve të kësaj loje, Microsoft po bënë një hap më ndryshe duke sjellë lojën në një format “pa pagesë për tu lujatur”. 

Microsoft Flight, ashtu sip o quhet tani, do të jetë pa pagesë për tu lujatur… gjersa ju shetisni vetëm nga Ishulli i Madh i Havajit. Nëse dëshironi të zgjeroni horizontet e fluturimit me lokacione të reja (apo të fluturoni ndonjë aeroplan tjetër), atëherë ju duhet të vendosni disa lekë mbi tavolinë…

Kjo në fakt është diçka mjaft e mençur nga ana e Microsoft, që nuk ka pasur asnjëherë problem për t’i bërë njerëzit e përkushtuar ndaj produkteve të saja. Me një model të këtillë, baza e përdoruesve mund të rritet gjithsesi qysh në start dhe në rast se secili lojtar investon në një ekran të madh të me pajisje të dedikuara për kontrollim, atëherë gjasat mund të shfaqen si më të mëdha dhe më të mira për këtë titull të ri. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>